TIRANE- Në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në “News 24” u transmetua sot një videoskandal që fakton vjedhjen votave të LIBRA-s në kryeqytet.

Materiali 7 minutësh bën fjalë për vjedhjen e mbi 40 votave të LIBRA në 7 kuti, në Njësinë nr. 8 në Tiranë, KZAZ nr. 38 tek Shkolla e Kuqe.

LIBRA ka marrë me vonesë dhe me probleme pamjet filmike të numërimit nga KQZ. Kjo bëri që të digjeshin afatet për ankimim në Kolegjin Zgjedhor.

Kështu rezulton se manipulime të votave të kësaj force, që nuk arriti të nxirrte as Ben Blushin si deputet në Tiranë, janë bërë në disa qendra votimi në njësinë 7 dhe tetë në kryeqytet

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb