Shumë pak ishin ata që e besuan Ilir Dajën pas humbjes kundër Tiranës, teksa theksonte se Skënderbeu do të luaj për pjesën e sipërme të klasifikimit. Pavarësisht se të gjithë faktorët ishin dhe janë kundra Skënderbeut, korçarët janë ende aty, në pozita komode dhe vetëm një pik larg Kukësit kryesues.
Ky sukses merr dhe më shumë vlera teksa erdhi përballë Teutës, një kundërshtarë që në letër vinte si favorit, një ekip që nuk kishte pësuar asnjë humbje. Pavarësisht mungesave, Daja arriti të ndërtoj një formacion fitues, fitorja nuk ishte aspak rastësi pasi jo vetëm goli i Krasniqit por në tërësi për 90-minuta, ekipi i tij ishte superior ndaj Teutës. Me apo pa yje në organikë korçarët dinë të jenë fitues, pas javës së 5-të e shohin veten një pikë larg kreut:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb