Në Kupë ndaj Devollit, Ilir Daja mori sinjale pozitive, fitorja me “poker” golash ngroh ambientin në Korçë por këtë të shtunë i pret Teuta, një kundërshtar të cilin tekniku kryeqytetas e vlerëson shumë për vetë ecurinë e tyre në këtë fillim sezoni. Pavarësisht mungesave, mbi të gjitha ajo e Muzakës dhe formës jo të mirë të disa titullarëve, Daja beson se ndaj Teutës mund t’ia dalin për të rikthyer Skënderbeun aty ku i takon, në pjesën e sipërme të klasifikimit:

Sinkron Ilir Daja


Në Korçë diskutimi është i qartë, Skënderbeu i lavdishëm është një kapitull i mbyllur, gjithçka nis nga e para dhe për këtë arsye kërkohet që të gjithë të jenë të bashkë, tifozë, lojtarë, staf drejtues:
(BalkanWeb)