Pas zhurmës së madhe dhe pikëpyetjeve për të ardhmen, Skënderbeu zbret në fushë, në elitën e futbollit shqiptar, por sigurisht ndryshe nga dhjetë vitet e fundit, askush nuk guxon të flas më për objektiva të rëndësishme. Dënimi i lënë në fuqi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dhe i zgjatur shumë në kohë, ka bërë që Skënderbeut të mos jetë në kushtet më të mira në këtë start kampionati.

Lajmi i mirë, nëse mund të quhet i tillë, është se përballë do të kenë Flamurtarin, një ekip po ashtu me shumë probleme. Pavarësisht kohës jo të mjaftueshme dhe mosnjohjes së kundërshtarit, Daja beson se ekipi do të arrij ti marrë më të mirën këtij takimi, 3 pikët.

Asion Daja mund të konsiderohet si goditja më e madhe e Skënderbeut në këtë merkato vere, një lojtar më shumë eksperiencë por që tekniku kryeqytetas shpreson të mos jetë i fundit. Deri në mbylljen e merkatos, Daja shpreson që drejtuesit e klubit të afrojnë ndonjë element tjetër cilësorë, mundësisht që e njeh futbollin shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb