Duhet të ishte një periudhë e mjaftueshme për të rikuperuar lojtarët e dëmtuar, një periudhë për të punuar me grupin e plotë, por asgjë nga këto parashikime nuk shkuan siç duhet. Skënderbeu nuk ishte i plotë në vigjilje të sfidës përballë Tiranës, praktikisht, Daja ka pasur vetëm dy ditë në dispozicion për të përgatitur si duhet këtë takim. Ndryshe nga vitet e fundit, Skënderbeu nuk shihet favorit përballë Tiranës, dy klube që këtë sezon kanë objektiva totalisht të kundërta:

Skënderbeu nuk bën kompromis as në këtë sfidë, futen në fushë për të fituar por kjo është një ndeshje e cila është e vështirë për tu parashikuar. Në konferencën për shtyp, tekniku kryeqytetas pranoi momentin e vështirë që po kalon ekipi i tij por shpreson që me kalimin e kohës, pasi të rikthehen dhe lojtarët e dëmtuar, Skënderbeu të gjejë vazhdimësi në rezultate.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb