Problemi më i madh i Skënderbeut në këtë fillim sezoni është padiskutim mbrojtja. 11 gola ka pësuar ekipi i Ilir Dajës në 6-të javë kampionat, mbrojtja e dytë më e dobët pas Flamurtarit. Shqetësuese ka qenë gjithashtu situata me dëmtimet ku në asnjë moment Daja nuk e ka pasur grupin e plotë. Këto janë detaje që mund të përmirësohen me kalimin e kohës por pikërisht koha është e vetmja gjë që Skënderbeu nuk ka në dispozicion pasi sfida kundër Luftëtarit është shumë pranë, të shtunën në orën 14:00. Tekniku kryeqytetas kërkon nga ekipi përqendrim maksimal për ti marrë më të mirën këtij takimi:

Sinkron Ilir Daja

Ndaj Luftëtarit Daja duhet të bëjë pa shërbimet e Pollozhanit i cili ka plotësuar numrin e kartonëve ndërsa në dyshim është dhe prezenca e Gjergji Muzakës i cili nuk është rikuperuar plotësisht.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb