SHKODËR

Disa të rinj e të reja të Shkodrës shprehën kundërshtimin për vendin ku PS-ja zgjodhi të mbajë mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak. Ata rrethuan Bibliotekën e Universitetit ndërsa me një shirit të verdhë, ashtu siç vepron policia në rastet kur rrethon një vend ku ndodhin ngjarje kriminale.  Për të rinjtë e Shkodrës është krim që Bashkia e tyre të drejtohet nga persona pa legjitimitet dhe që përfaqësojnë pakicën e pakicës në Shkodër.

Të rinjtë janë shprehur, gjithashtu, se është krim, skenari i qeverisë, e cila detyron Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët. Ky skenar, i vënë në skenë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pa bërë të vlefshëm mandatin e tij, shkel në mënyrë flagrante ligjet që rregullojnë pushtetin vendor.

“Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.”- përcakton neni 60 pika 4 e Ligjit për Qeverisjen Vendore.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: