TIRANË

Me një lëvizje taktikë ish-prokurori i përgjithshem Adriatik Llalla rikthen në pikën zero procesin penal ndaj tij. Njeriu që drejtoi institucionin qëndror të akuzës për 5 vite me radhë u shfaq papritmas në gjykatën e Posaçme ndërsa kishte munguar në cdo seancë të mëparshme. Ai i këkroi gjykatës të revokonte gjykimin e shkurtuar dhe procesi të zhvillohej me procedurë të zakonshme ku të ketë mundësinë të paraqesë prova të reja.

Kërkesa u pranua nga trupa gjykuese dhe në këtë mënyrë procesi penal ndaj ish-kryeprokororit do të rinisë nga e para.  Këtë të premte pritej që Llala i cili për gati 3 vite e ka shmangur përballjen me drejtësinë të paraqiste argumentat e mbrojtjes dhe gjykata më pas të shpallte verdiktin përderisa SPAK e kishte thënë fjalën e fundit duke kërkuar dënimin me burg për ish kryeprokurorin.

I rishfaqur pas shumë kohësh në dyert e godiës së drejtësisë, Llala tha se do t’i shkojë çështjes deri në fund dhe se do të jetë prezent për ë ndjekur vetë seancat”.


Nga ana e saj, GJKKO ka vendosur që seanca e radhës ndaj ish-kryeprokurorit Llalla të zhvillohet më 20 prill, në orën 09:00.

Ai ndodhej në seancë së bashku me avokatin e tij, ku paraqitën mbrojtjen. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, i cili akuzohet për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit, çka do të thotë se SPAK kërkoi 1 vit e 4 muaj burg. Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues, që për 5 vite Adriatik Llalla të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Më herët, gazetarja Klodiana Lala solli në redaksinë e “BalkanWeb” pamjet që tregonin momentin kur Llalla mbërrinte në GJKKO.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb