Një përmbysje e çmendur e SPAL-it ka bërë që Juventusit t’i shtyhet festa e madhe e titullit kampion për ndeshjen e radhës. Bardhezinjtë udhëtuan në Ferrara, ku u ndeshën me formacionin emilian dhe dukej se gjërat do të shkonin në mënyrën e duhur për miqtë.

Pavarësisht se Alegri kishte vendosur të aktivizonte shumë lojtarë të rinj, të parët që e gjetën rrugën e rrjetës ishin pikërisht bardhezinjtë, me Moise Kean, që po konfirmohet ndeshje pas ndeshjeje si xhevahiri më i çmuar në gadishullin Apenin.

Megjithatë, në pjesën e dytë SPAL përmbys me anë të Bonifacit dhe Flokarit, duke ruajtur epërsinë deri në fund dhe duke marrë tre pikë të arta për mbijetesën. Juventusit i duhet të presë sfidën e radhës në shtëpi ndaj Fiorentinës për të siguruar matematikisht titullin, gjithnjë nëse Napoli nuk humbet sfidën e tij ndaj Kievos

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb