Ishte bukur për sa kohë që zgjati. Pasi u konsiderua si supriza më e madhe në finalet e Kampionëtit Europian U-21 me dy fitoret në ndeshjet e parë, Polonia i jep fund ëndrrës së saj. Në çerekfinalet e turneut shkon Spanja që mbylli Grupin A me një fitore të thellë 5-0. Një shëtitje rezultoi kjo sfidë për iberikët, që iu mjaftoi vetëm një pjesë loje për të arshivuar suksesin. Fornals hapi serinë e golave në minutën e 17-të, duke kaluar në epërsi skuadrën e tij. Më pas, Oyarzabal dhe Fabian Ruiz gjetën rrugën e rrjetës, duke siguruar përpara kohe suksesin e “La Roja”.

Pas pushimit, Dani Ceballos realizoi golin e katërt për Spanjën, që vulosi triumfin e saj me limitet e kohës së rregullt Borja Mayoral. Me këtë fitore spanjollët kulifikohen në fazën tjetër si vendi i parë në Grupin A.

Shpreson edhe Italia, por asgjë nuk është në dorën e organizatorëve të turneut. Gjithsesi, të kaltërit bënë punën e tyre dhe mbyllën fazën e grupeve me fitoren 3-1 kundër Belgjikës. Barrella vendosi pjesën e parë ne favorin e vendasve. Me rikthimin në fushë, Cutrone dyfishoi shumë shpejt shifrat e rezultatit. Belgjika u kthye në ndeshje në minutën e 79-të me golin e bukur të Verschaeren, por shpresat e saj për të dalë me pikë nga kjo sfidë u shuan në minutën e 89-të, pasi Chiesa u përgjigj me të njëjtën monedhë, duke vulosur fitoren e Italisë. Por organizatorët e finaleve të Kampionatit Europian U-21 duhet të presin deri në mbylljen e fazës së grupeve për të mësuar nëse do të jenë skuadra e dytë më e mirë në këtë turne.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb