Spanja është kampionia e re e Europës për 21-vjeçarët. Skuadra iberike triumfoi në finalen kundër Gjermanisë, duke bërë të vetin trofeun për herë të pestë në historinë e saj. Megjithëse e nisi në mënyrën më të keqe turneun, “La Roha” e mbylli atë me suksesin 2-1 në sfidën e luajtur në Udine. Spanjollët lanë menjëherë shenjë në këtë ndeshje, teksa kaluan në epërsi që në minutën e 7-të me Fabian Ruiz.

Futbollisti i Napolit goditi saktë nga disntanca, duke lënë pa shpresa portierin gjerman. Minutat në vazhdimin e pjesës së parë u luajtën me një nivel të lartë, por finalizimi mungoi. Spanja nuk arriti të vrasë garën, ndërsa gjermanët dështuan në misionin për të barazuar shifrat. Me rikthimin në fushë pas pushimit, formacioni iberik gjeti edhe golin e dytë.

C 29 Fotogallery 1025926 Imagegallery Imagegalleryitem 17 Image
C 29 Fotogallery 1025926 Imagegallery Imagegalleryitem 17 Image

Në minutën e 69-të ishte Dani Olmo që ndali topin në rrjetën e portës kundërshtare. Gjermania provoi të ndryshojë fatin e kësaj finaleje dhe ndezi një fije shpresë se mund ta bënte këtë në minutën e 88-të, kur Amiri ngushtoi distancat në rezultat. Por shanset e tyre u shuan me vërshëllimën e fundit të arbitrit që vulosi triumfin e Spanjës në Kampionatin Europian U-21.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb