Këtë të martë pasdite u luajtën dy ndeshjet e fazës së ligës në Champions. Stuttgart barazoi 1-1 me Spartën e Pragës, në ndeshjen e luajtur në MHPArena (Stuttgart).
Ekipi i drejtuar nga Hoeness shënoi i pari me Millot në minutën e shtatë, ndërsa Kairinen vendosi ekuilibrat në fundin e pjesës së parë. Për Spartën Qazim Laçi ishte titullar, duke luajtur 70 minuta.
Debutuesit e Brest kanë surprizuar Salzburg në Austri, duke fituar 0-4. Golat u realizuan nga Sima (x2), Camara dhe Pereira.
(J.S/BalkanWeb)