Protestuesit e Partisë Demokratike po marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, ku herë pas here hedhin fishekzjarrë.
Specialët kanë rëndur nga pas Piramidës përmes Kalasë së Tiranës, për t’ju dalë përpara protestuesve, nëse ata do të shkojnë para Bashkisë së Tiranës.
Një turiste në një grup italianësh i pyeti ‘Specialet’ kur u futën te Kalaja: ‘È finito? Tutto va bene’?.
Protestuesit po marshojnë në qendër të Tiranës, ndërsa skenari i veprimeve ende nuk dihet saktësisht.
(Balkanweb)