Chelsea ka kaluar fazën e 1/16-ave pas suksesit 1-3 ndaj Aston Villas. Në Villa Park (Birmingham), Blutë e Londrës treguan karakter, duke prerë kështu një biletë për në raundin tjetër. Gallagher shfrytëzoi në maksimum një asist të Maduekes në minutën e 11-të. Të besuarit e Pochettinos “tundën rrjetën” në të 21-tën me Jackson, me ndeshjen për vendasit që u kthye vërtetë në një malorë të pakalueshme.

Në 45 minutat e para, Chelsea ishte më mirë në mbajtjen e topit, goditi jo pak por 5 herë në portën e kundërshtarit.Në pjesën e dytë shifrat u thelluan edhe më shumë. Enzo Fernandez dërgoi topin pas shpinës së Martinez, në minutën e 54-të. Goli i nderit i Aston Villa-s mban firmën e Diaby.

Chelsea është një nga pretendentet kryesore për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit të Kupës. Me situatën në kampionat që është mjaft e vështirë, një triumf në FA Cup shihet si shpëtim.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: