Prestige MFC dhuron spektakël në premierën e tyre në UEFA Champions League. Ekipi i Fatmir Hysenbelliut tregoi një formë fantastike në sfidën e parë në grupin B duke çmontuar Parka Kent me rezultatin e pastër 3-0. Kampionë e Shqipërisë në minifutboll dominuan kundërshtarin e tyre britanik në çdo aspekt duke mos e vënë në asnjë moment në dyshim fitoren.

Pas një fillimi të vrullshëm, Prestigj kaloi në avantazh me një aksion model të finalizuar nga Erti Hysko me një goditje të bukur nga distanca. E njëjta histori dhe në pjesën e dytë ku sërish nga një aksion shumë i bukur, Albi Dajti konvertoi në gol një asist perfekt me thembër, një gol për katalog që i dha dhe më shumë ngjyra këtij suksesi. Kompletoi “triplitën” e Prestigj në Champions League, Erat Mertiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb