Juventus përmbys Empolin në Torino, duke marrë një fitore 4-1. Mysafirët shënuan në pjesën e parë me De Sciglion, pas vetëm 4 minutash lojë.

Ekipi i Mottës ktheu gjithçka në favor falë dopietës së Kolo Muani. Në minutat e fundit, realizuan edhe Vlahovic e Conceicao.

Me këtë fitore, Juventus renditet në vendin e katërt me 40 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Comos, në transfertë. Empoli, është në vendin e 17-të.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb