Nën ritmet e muzikës hip hop, Thomas Strakosha tregon se ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe pret me padurim sezonin e ri me Lacion. Portieri i kombëtares së Shqipërisë ka pustuar një video në llogarinë e tij personale në Instagram, ku shfaqet duke u stërvitur me këngën e Eminem “Till I Collapse”. Titulli i saj dhe teksti që shfaqet në video përkthehet nga mediat italiane si një premtim besnikërie e “gardianit” në drejtim të skuadrës së tij.

739e5c9b01640015101d4ce794690081 1200x675
739e5c9b01640015101d4ce794690081 1200×675

Thomas Strakosha e mbylli sezonin i dëmtuar dhe humbi grumbullimin me përfaqësuesen shqiptare për sfidat eliminatore të Euro 2020. Por problemeve në tendinën e Akilit duket se kanë përfunduar, teksa portieri i është nënshtuar një protokolli të rreptë sëtrvitor edhe gjatë pushimeve, siç tregon edhe kjo video. Gjatë kësaj periudhe, nuk kanë munguar sirenat angleze në drejtim të 24-vjeçarit. Klubet e njohura të Premier League janë interesuar për shërbimet e tij, por kapërcimi i madh në karrierën e tij duhet të presë. Strakosha është titullar I padiskutueshëm te Lacio dhe ka hapësira të mëdha për t’u përmirësuar akoma më shumë. Edhe mosha krejtësisht e re dhe eksperienca e madhe e fituar në Serie A I lejon të presë ende, përpara se të tranferohet në një skuadër akoma më të madhe. Por deri atëherë objektivat e tij duken të qarta: sërish protagonist me Lacion dhe kombëtaren e Shqipërisë të drejtuar nga Edy Reja.

Strakosha from Darin Luka on Vimeo.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb