SHKODËR

Pas vendimit për ta shtyrë protestën për ditën e nesërme, studentët e  Universitetit të Shkodrës kanë ndërruar mendje duke bërë prapakthehu.

Ata kanë dalë në protestë ashtu si bashkëmoshatarët e tyre si në Elbasan, Korçë, Durrës dhe Tiranë. Studentët e Shkodrës raportohet  se janë intimiduar nga rektori dhe për këtë ata kanë paralajmëruar protesta të fuqishme si shenjë reagimi.

Anëtarja e këshllilit studentor, Melisa Braci është shprehur se dorëheqja e saj ka ardhur për shkak të indtimidimit që i është bërë nga rekotri, Adem Bekteshi.

“Pershendetje! Une jam Melisa Braci,  anetare e Keshillit studentor qe sot kam dhene doreheqjen prane rektorit te Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Adem Bekteshi. Duke pasur parasysh te gjitha ngjarjet qe ndodhen sot, intimidimi nga ana e tij, kemi marre kete inisiative sot qe do të shumëfishohet nesër, që të ngrejmë zërin tonë dhe të themi se; ne nuk mund të frikësohemi  nga asgjë dhe anjë njeri qoftë ai I çfarëdo lloj posti. Ne jemi kundër tarifave që janë vendosur me 6700 lekë për sa I përket riprovimeve ose studentëve ngelës dhe jemi kundër tarifës vjetore që është aq e lartë. Sot jemi kaq, por siç ju thëshë nesër do të jemi shumë dhe më shumë. Ju presim të gjithëve”, tha ajo.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se studentët kanë paralajmëruar rezistencë të fortë dhe vendosmëri në kushtet e tyre, ndërsa një pjesë e tyre kanë bojkotuar mësimin në fakultete.

“Studentët janë mbledhur para rektoratit duke kundërshtuar tarifat e arsimit. Studentet po protestojnë edhe në Shkodër, por nesër pritet një numër më i madh i tyre. Ata i kanë bërë thirrje  studentëve të tjerë t’i bashkohen. Ata kanë bojkotuar mësimin”, tha ai për “BalkanWeb” dhe “News 24”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb