TIRANË

Ashtu siç kishin paralajmëruar, në këto momente studentët po marshojnë drejt godinës së ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve duke lëshuar  thirrjet “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”.

Ata janë nisur të organizuar nga qendra në drejtim të ministrisë, ndërsa nuk kanë kursyer as hedhjen e tymueseve. Me pankarta në duar, studentët pohuan  se propaganda e qeverisë ka dështuar, ndërsa kanë publikuar edhe kërkesat e tyre zyrtare.

Kërkesat kryesore të studentëve:


Rrëzim të Ligjit të Arsimit të Lartë; Arsim cilësor në të dyja ciklet e studimit; Rankimin e programeve sipas modeleve bashkëkohore; Rritje e peshës së përfaqësimit në institucionet e arsimit të lartë;  Autonomi reale e IAL  dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: