TIRANE

Ndonëse për 13 ditë protesta e studentëve ka qenë e qetë, ditën e sotme është shënuar një incident. Tentativa e disa të rinjve për të bërë një kordon përkrah Kryeministrisë, është penguar nga policia. E për të hedhur dritë mbi ngjarjen në fjalë, ka folur një prej studentëve, që u në bë pjesë e këtij konfrontimi mes policisë dhe protestuesve.

Në një prononcim për mediat i riu sqaroi se studentët protestues formuan vete një kordon para policisë, për të thënë qe kjo është protestë paqësore, dhe askush nuk kërkon dhunë. Ai mes të tjerash tha se policia ndërhyri sikur ata të ishin vandalë dhe hajdutë.

“Ne të gjithë si studentë vendosëm që në mënyrë simbolike të rrethohej Kryeministria. Më pas policia ndërhyri sikur ne ishim hajdutë, kriminelë, dhe s’kapin bandat. Të shkojnë tek ato bandat po ua mbajti dhe jo tek ne. Ne jemi për protestë paqësore. Isha unë i pari që u bëra pjesë e incidentit dhe më pas qetësova situatën. Ne nuk jemi ca dhjetra, po jemi shumë. Auditori bosh është simbol i kësaj proteste. Nëse merret nga media se “Kryeministria do të sulmohet nga disa vandalë”, jam komplet kundra. Nëse merret se studentët janë pronarë të Kryeministrisë, siç është populli, duhet thene se ne jemi sovrani. Ndaj jam shumë dakord që të rrethohet Kryeministria”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb