TIRANE- Studentja nga Fieri, e cila mbrëmjen e djeshme u bë protagonsite e një incidenti me ministren Lindita Nikolla, të cilët i hodhi salcë në kokë, ka rrëfyer edhe njëherë veprimin e saj. E ftuar në “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, Mirela Ruko tha se fill pas ngjarjes, punonjësit e Gardës e kishin marrë zvarrë.

Ajo ndër të tjera tregoi se në aktivitetin e djeshëm ishin edhe 10 aktivistë të tjerë të lëvizjes “Lëvizja për Universitet. Ruko tha se Nikolla reagoi duke bërtitur.

“Kemi qenë rreth 10 veta nga lëvizja “Lëvizja për Universitetin”. Nuk e dinim nëse ministrja e Arsimit do të vinte. Se kishim kohë që e ndiqnin. Kur erdhi ne treguam aktin tonë për të gjitha vendimet që ajo ka marrë”, u shpreh Ruko. Ajo pohoi se ky veprim ndaj ministres nuk ishte emocional, por Ministria e Arsimit u ka shkaktuar vuajtje studentëve dhe maturantëve.

“U tremb, bërtiti. Shpresoj që ta ndjej zërin e studentëve kur bërtasin apo manifestojnë kur protestojnë qëllimet që kanë se si e duan ata universitetin. Pasi ajo nuk dëgjon. Nuk është marrëdhënia ime emocionale me ministren. Ajo që është emocionale është për të gjithë ata maturantë që vuajtën mbi të gjitha për procedurat e regjistrimit. Me ata jam lidhur emocionalisht sesa me ministren. Nuk kisha kohë të gjatë për të menduar. Ajo që ishte detyra ime si aktiviste kisha për detyrë të bëja atë situatë. Ne sekondë pasi hodha salcën, më erdhën të Gardës. Më tërhoqën zvarrë. Nuk përdorën dhunë, por mjaftueshëm shtrëngim kyçesh”, tha studentja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: