Moti i keq i një ditë më parë, ka shkarkuar probleme të mëdha në Spitalin e Pukës pasi u dëmtua çatia gjatë stuhisë të shoqëruar me erë dhe reshje shiu.

Si pasojë e shembjes së çatisë së spitalit, pavijoni i Kirurgjisë dhe Materniteti kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa dje u raportua se nuk është në përdorim as pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë.

Burime bëjnë me dije se shiu ka depërtuar në dhomat e pacintëve, duke e bërë të pamundur qëndimin aty.

BalkanWeb mëson se pacientët e shtruar janë transferuar drejt spitalit të Shkodrës.

Aktualisht në spitalin e Pukës është funksional vetëm reparti i urgjencës i cili është ndërtesë e shkëputur me atë të spitalit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb