AUSTRI-Stuhia Eleonor ka mbërritur edhe në Austri. Erërat e forta kanë krijuar shumë problem duke vënë në rrezik sigurinë e skiatorëve në Gashurn, në Austrinë perëndimore.

Në video është e mundur të shihet sesi era tund me forcë karriget lëvizëse, me të cilat lëvizin skiatorët dhe turistët.

Fatmirësisht të gjithë njerëzit e ngecur lart kanë arritur të shpëtohen nga forcat e sigurisë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb