DURRËS

Pas ditësh të tëra me temperatura të larta, duket se vjeshta ka ardhur zyrtarisht. Temperaturat kanë rënë ndjeshëm por ndërkohë ndryshimi i tyre është shoqëruar me erë të fortë pothuajse në të gjithë vendin dhe më pas reshje shiu.

Në Fier për shkak të erës kanë rënë pemë, ndërkohë që ka pasur probleme me energjinë. Edhe në Korçë e njëjta situatë.

Ndërkohë në Durrës, deti është futur brenda një lokali. Për shkak të dallgëzimit të fortë, uji i detit ka hyrë furishëm në një lokal në bregdet. Shihni pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: