Një stuhi përfshiu pasditen e së premtes Elbasanin e cila zgjati rreth 20 minuta por shkaktoi dëme në Cërrik.

Sipas informacioneve nga gazetari Fatmir Popja, fortuna me shi dhe erë të fortë ka arritur të shkatërroj thuajse totalisht serat e ndërtuara në zonën e Selitës.

Ndërkohë që pasoja ka pasur edhe tek të mbjellat e banorëve të cilat po ashtu janë prekur nga stuhia dhe thuajse janë dëmtuar totalisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: