Stuhia që ka përfshirë vendin tonë prej pak orësh ka shkaktuar probleme të shumta në përmbytjen e rrugëve në disa qytete. Në Tiranë reshjet e shiut ishin intensive të shoqëruara me erë të fortë. Për rreth 1 orë u paralizua trafiku i automjeteve në shumë rrugë, ndërsa era theu e shkuli pemë.
Në vendin e quajtur “Kafja e Rremës” në rrugën e Dibrës në kryeqytet, një pemë e shkulur zuri poshtë një automjet. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa mjeti ishte i parkuar në rrugë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po drejton trafikun e automjeteve që vijnë nga rruga e Arbrit.