Nga zonja Katerina
Përbërësit
5-6 kofsha pule, 200 gr kos, 1-2 thelpinj hudhër, 2 lgj miks baharnash, 1 kokërr qepë, 1 qepë të njomë, 2 fetëza xhinxhër
1 kokërr limon, Kripë, piper, Tortilla (1 për person)
Përgatitja
Në një tigan vendosim të piqen kofshat e pulës (pa kockë) të cilat i presim në kubikë dhe u hedhim pak vaj, kripë, piper dhe pak qepë të njomë.
Në një makinë grirëse hedhim pak ujë, 1 qepë të thatë, 2 fetëza xhinxhër, 1 thelpi hudhër dhe 1 lugë vaj dhe i grijmë duke realizuar një si pure kremoze. Më pas shtojmë kosin dhe përzierjen e erëzave të ndryshme. I përziejmë mirë dhe e lemë salcën e përgatitur për të paktën 30 minuta që përbërësit të aromatizohen me njëri – tjetrin.
Ndërkohë përgatisim një salcë shoqëruese. Shtrydhim 1 limon, grijmë një qepë hollë, shtojmë pak tabasko, kripë, piper të zi dhe pak piper të kuq djegës. I trazojmë mirë dhe i lemë që shijet të lidhen.
Pjekja e tortillave bëhet në dy mënyra, ose i kalojmë në shkopinj të sufllaqeve dhe i vendosim të piqen në skarë të furrës ose i vendosim në një tigan që nuk ngjit të lyer me pak vaj. I pjekim tortillat nga të dyja anët dhe më pas i lyejmë me salcat e përgatitura dhe i mbushim me mish pule.