Që Noizy ka shumë fansa kjo është e ditur por që kishte fanse edhe aktoren e famshme turke e njohur për rolin e sulltaneshësh Hyrrem tani u mësua.


Aktorja turke Meryem Muzerli është ndër aktoret turke më të dashura për shqiptarët, dhe u bë e famshme në Shqipëri me rolin e saj tek Sulltani i Madhërishëm.


Ajo është e martuar me një shqiptar, e me sa duket kjo gjë e ka bërë që të pëlqejë edhe muzikën shqiptare.


Meryem ka publikuar një video në Insta Story ku shfaqet me vajzën e saj në makinë dhe këndojnë e kërcejnë me hitin e Noizy me Raf Camorra, “Toto”.

(m.k/BalkanWeb)