Një sulm me raketa ruse në qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih, vendlindja e presidentit Zelenski. Nga të dhënat, mësohet se janë vrarë të paktën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.
Mes viktimave janë 6 fëmijë, tha presidenti Volodymyr Zelensky, i cili u rrit në Kryvyi Rih.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan të paktën një viktimë të shtrirë në një shesh lojrash të rrethuar nga policia. Kreu i administratës së mbrojtjes së qytetit, Oleksandr Vilkul, tha se një raketë balistike kishte rënë në qendër të një zone të banuar.
Një video tregoi një pjesë të madhe të një blloku banesash 10-katëshe të shkatërruar nga sulmi dhe viktimat e shtrira në rrugë jashtë.
Sulmi, herët në mbrëmjen e së premtes, ishte ndër më vdekjeprurësit në Kryvyi Rih që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në vitin 2022, dhe vjen ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump shtyn për një armëpushim.
Në rrjetet sociale, ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka postuar videon e sulmit pranë sheshit të lojërave, ndërsa presidenti Zelenski u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
View this post on Instagram
Në një postim në Twitter, Zelensky shkruan se një raketë ruse goditi një qytet të zakonshëm, duke goditur drejtpërdrejt një rrugë në një zonë me ndërtesa banimi. Raportet paraprake sugjerojnë se ishte një sulm me raketa balistike.
“Deri më tani, janë konfirmuar 14 viktima, duke përfshirë gjashtë fëmijë. Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e tyre. Operacioni i shpëtimit po vazhdon, të paktën pesë objekte banimi janë dëmtuar. Sulmet ruse ndodhin çdo ditë.
Njerëzit vdesin çdo ditë. Ka vetëm një arsye pse kjo vazhdon: Rusia nuk dëshiron një armëpushim, dhe ne e shohim atë.
E gjithë bota e sheh atë. Çdo raketë, çdo dron sulmues dëshmon se Rusia kërkon vetëm luftë. Dhe vetëm presioni i botës mbi Rusinë, të gjitha përpjekjet për të forcuar Ukrainën, mbrojtjen tonë ajrore dhe forcat tona – mund të përcaktojnë se kur do të përfundojë lufta. Shtetet e Bashkuara,
Evropa dhe pjesa tjetër e botës kanë kapacitetin për ta detyruar Rusinë të braktisë terrorin dhe luftën. Dhe kjo duhet të sigurohet – nevojitet paqja”, përfundon mesazhi i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky
(BalkanWeb)