Thellohet bilanci i të vdekurve nga sulmet terroriste të së dielës në një sinagogë dhe dy kisha ortodokse në Republikën Ruse të Dagestanit. Mes viktimave janë 15 oficerë policie dhe 1 prift rus 66-vjeçar. Sakaq, thuhet se 25 persona kanë mbetur të plagosur. Në vazhdim pas sulmeve të përgjakshme ishte një operacion madhor i shërbimit antiterrorist rus. Sipas agjencisë RIA Novosti, gjashtë terroristë ishin vrarë.
Terroristët shënjestruan vendet e adhurimit, si dhe një pikë kontrolli policie në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala, si dhe në qytetin Derbent, në jug të kryeqytetit. Përfaqësuesit e komunitetit hebre rus thanë se u sulmua edhe një sinagogë e dytë.
Sulmet në të dy qytetet ishin të koordinuara dhe ndodhën në të njëjtën kohë të dielën pasdite. Videot e postuara në mediat sociale tregojnë njerëz me të zeza duke qëlluar pa dallim ndaj automjeteve të policisë në Makhachkala. Në Derbent, ku dikur kishte një komunitet të madh hebre, agresorët sulmuan një kishë dhe një sinagogë, të cilat më pas i dogjën. Ndërtesa e sinagogës, ishte bosh në momentin e sulmit, madje ishte në listën e monumenteve të mbrojtura nga Unesco.
Dagestan 👀🔥 pic.twitter.com/oKEcLMjesd
— MAKS 24 🇺🇦👀 (@Maks_NAFO_FELLA) June 23, 2024
(BalkanWeb)