TURQI- Detaje dhe dëshmi të reja dalin nga sulmi me 39 të vdekur në Stamboll, ku të paktën një person i veshur si babagjysh hyri në një klub nate dhe qëlloi pa kontroll mbi njerëzit, një pjesë e madhe të huaj.

Një dëshmitare e ngjarjes ka treguar për BBC se anë qenë 2-3 persona që kanë qëlluar me armë dhe ajo ka humbur ndjenjat. Kur është zgjuar ka parë dyshemenë të mbushur me trupat e viktimave.

“Unë isha me kurriz, im shoq më tha që të ulesha në dysheme. Një burrë vrapoi afër meje. Dy ose tre persona filluan të qëllojnë më armë, pastaj ishte shumë rrëmujë dhe unë humba ndjenjat. Forcat speciale hynë brenda pas sulmit dhe na nxorën nga aty. Kur po dilja pashë që kishte shumë trupa të vdekur mbi dysheme”, ka rrëfyer ajo.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb