Adnan Januzaj ka shkëlqyer sot në takimin që skuadra e tij, Real Sociedad, ka luajtur kundër Las Palmas për “La Liga-n”. Futbollisti i kombëtares belge me origjinë shqiptare kontribuoi me gol dhe asisit, por pavarësisht kësaj Sociedad nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 kundër Las Palmas.

Januzaj fillimisht dha një asist për William Jose në minutën e 31-t për të barazuar rezultatin para se në të 62-ën të përmbyste shifrat. Sociedad gjithsesi nuk arriti të ruante avantazhin pasi Viera do të barazonte në 2-2, por paraqitja e Januzajt ishte për tu evidentuar pasi shkëlqeu në fushë.

Januzaj u shpall edhe më i miri i ndeshjes, me notën e lartë, 9.2

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb