Në “Ipurua” nuk ka aspak rivalitet! Real Madridi arkivon dosjen “Eibar” në më pak se gjysmë ore lojë dhe rikthehet në krye të kampionatit. Benzema do të çelte rezultatin në minutën e 17-të ndërsa dy penallti radhazi të kthyera në gol nga Sergio Ramos në të 20-ën dhe Karim Benzema në të 29-ën, nuk i lënë më asnjë mundësi reagimi të zotëve të shtëpisë. Në pjesën e dytë Valverde plotëson pokerin me golin e tij të minutës së 41-të.

Granada pëson humbjen e tretë radhazi, teksa Valencia e mposht 2-0 me golat e Vas dhe Torresit, duke e mbërthyer në vendin e gjashtë të renditjes. Alavesh-Vajadolid një tjetër ndeshje pa histori: vendësi fitojnë 3-0. Pak minuta më vonë është radha e Barcelonës që të zbresë në fushën e lojës, teksa do të presë në “Camp Nou” Selta Vigon me misionin për të mos e lënë Realin të shkëputet në krye.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb