Një moment tronditës është regjistruar nga një dëshmitar okular në një plazh në Tajlandë kur dallgët morën me vete aktoren ruse 24-vjeçare Kamila Beliatskaya.

Në video, 24-vjeçarja nga Rusia shihet duke bërë joga në një shkëmb të madh, kur papritur një nga dallgët e furishme e ka rrëmbyer.

Trupi i gruas fatkeqe ruse u gjet më 1 dhjetor në plazhin Chaweng në ishullin Koh Samui, ku ndodhi ngjarja tragjike.

Partneri i saj, Grigory Anokin, me të cilin aktorja po përgatitej të martohej, tha se vdekjen e partneres e kishte mësuar nga rrjetet sociale.

“Po lutesha për një mrekulli që e fejuara ime të ishte gjallë. Jam i dërrmuar. Do të martoheshim pas disa ditësh”, tha 47-vjeçari, i cili prej 5 vitesh ishte në një lidhje me aktoren. Në një nga momentet e fundit të aktores 24-vjeçare, Beliatskaya shihet duke bërë joga, ndërsa rreth saj dallgët janë tashmë disa metra të larta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në kuadrin e dytë shihet vetëm dysheku rozë i përdorur nga 24-vjeçarja për të medituar.

Sipas mediave lokale, një banor lokal u zhyt në ujërat e ishullit Koh Samui për të shpëtuar 24-vjeçarin, por që atëherë është zhdukur.

24-vjeçarja pak para se të zhdukej, kishte informuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale për mbërritjen e saj në ishull dhe për gëzimin e saj që ndodhej në zonë. Edhe pse ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje vetëm 15 minuta pasi 24-vjeçarja u përfshi nga dallgët, ata nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar atë.

Shikoni videon: Tajlandë: Momenti kur dallgët fshinë aktoren 24-vjeçare ruse që humbi jetën

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb