SARANDË

Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, së bashku me bashkëshorten tij Carla Bruni, ndodhen në Shqipëri. Ata janë pritur në një takim në kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama, ndërsa më pas do të udhëtojnë drejt Ksamilit, për të qenë të pranishëm në koncertin që do të mbahet në mbrëmjen në Butrint

Bashkë më të ftuarit specialë drejt Butrintit do të udhëtojë edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjithashtu do të jetë i pranishëm në koncert.

Ndërkaq forca të shumta policia kanë rrethuar Ksamilin për të evituar cdo përplasje të mundshme të shefit të qeverisë me mbështetës të opozitës, ndërsa monitorimi kryehet edhe nga ajri permes nje helikopteri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb