Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme me emigrantët shqiptarë në Londër nuk kanë munguar as momentet e tensionit në sallë.

Një grup personash i janë drejtuar kreut të qeverisë me thirrjet; Rama ik! Deri kur..! brenda sallës ku u zhvillua takimi në Londër.

Brenda sallës pati protestues me parulla në duar; Deri kur..! të cilët u nxorën jashtë nga forcat e sigurisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i PD, Sali Berisha i cilësoi protestuesit si “heronj dhe guerrilas guximtarë”, teksa përshëndeti veprimin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb