Donald Trump i është rikthyer takimit të shkurtër që ai pati me ish-Presidentin Barack Obama gjatë funeralit shtetëror të ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë Jimmy Carter.
Videoja e ndërveprimit mes tyre u bë virale, duke nxitur diskutime të shumta pasi tw dy dukeshin tepwr tw afwrt teksa bisedonin me njwri-tjetrin. Në funeral, Obama dhe Trump ishin ulur pranë ish-udhëheqësve të tjerë amerikanë si Mike Pence, Bill Clinton dhe George W. Bush.
Ndërkohë, spekulimet në lidhje me atë që Trump dhe Obama biseduan gjatë funeralit vazhdojnë të qarkullojnë. Sipas një lexuesi të buzëve, Jeremy Freeman, biseda mes tyre nuk ishte aspak e rastësishme, siç u përshkrua në rrjetet sociale.
Freeman pretendon se Trump iu afrua Obamës dhe sugjeroi të takoheshin në një vend të qetë për të diskutuar një çështje të rëndësishme, ndoshta të lidhur me marrëveshje ndërkombëtare.
Megjithatë, Trump hodhi poshtë të gjitha spekulimet duke postuar një video të modifikuar të bisedës, me zëra të rremë të tij dhe Obamës, shoqëruar me muzikë në sfond. Në videon humoristike, dy figurat politike diskutojnë në mënyrë të sajuar për Hillary Clinton, zgjedhjet dhe marrëdhënien e tyre personale, duke krijuar një narrativë komike për ngjarjen.
Versioni satirik i bisedës i postuar nga Trump:
Obama: Epo, Zoti President.
Trump: Për herë të dytë. Barack, shumë mirë të të shoh.
Obama: Urime. Si je?
Trump: Shumë më mirë tani.
Obama: Po, e besoj. E dija që do të fitoje.
Trump: Vërtet? Oh, hajde tani. Këdo mund ta mundje ajo thjesht…
Obama: Edhe unë isha po aq i shokuar. Ti e di çfarë ndodhi. Ajo thjesht nuk donte të largohej.
Trump: E di.
Obama: Ti e di çfarë ndodhi. Bëra gjithçka që mundesha për ta ndihmuar, por ajo ishte e tmerrshme.
Trump: E di. E di çfarë kuptova? Hillary ende më urren aq shumë. E di që nuk do të më harrojë kurrë.
Trump: Duhet të takohemi për ta diskutuar këtë.
Obama: Mendoj se edhe unë. Mund të organizojmë patjetër diçka, më trego kur të të vijë për mbarë.
Trump: Do të kthehem në Florida nesër për të vazhduar.
Obama: Mirë.
(Pas një pauze të gjatë)
Obama: E pe atë? Nuk do të më shikojë fare. Vërtet?
Trump: Më kanë thënë disa nga njerëzit e saj, duket se kanë thënë që ajo ka kaluar një krizë.
Obama: Mendoj se mund të jetë e vërtetë. Gjithashtu, ajo thjesht nuk është e përgatitur për këtë nivel presioni. Nëse nuk je i përgatitur, presioni të mposht.