LEZHË

Një protestë e papritur dhe e palajmëruar në Lezhë. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se qytetarë të shumtë të Lezhës, mbështetës të PD i kanë bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama, i cili sot do të ketë një aktivitet në Pukë.

Ata kanë dalë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku pritet të kalojë kreu i qeverisë. Mes protestuesve të cilët dolën për të bllokuar rrugën shquhen edhe punonjes së Bashkise në Shkodër apo pjesëtarë të forumeve të PD. Ndër to dallohet edhe Arben Alushaj, Drejtor i Bordit të Kullimit në Shkodër. Mësohet se në vend ka shkuar edhe Drejtori i policisë  së Qarkut Ferdinand Mara.

Burime bëjnë me dije se kryeministri ka zgjedhur një rrugë dytësore për të kaluar Lezhën në drejtim të Pukës. Burimet thanë se shërbimi sekret dhe policia, nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me këtë tubim.

Protesta vjen një ditë pasi PD deklaroi zyrtarisht djegien e mandateve ashtu si të gjitha partitë opozitare, ndërkohë që të enjten është paralajëmruar një tjetër protestë e opozitës para parlamentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb