Miqësorja e fundit verore për kampionët e Italisë i vendoste përballë Atletikos së Madridit, dy skuadrat që u ndeshën në 1/8-at e Champions League ku secila fitoi nga një përballje, por në fund u kualifikuan bardhezinjtë. Në 90 minutëshin e Stokholmit Juventusi luan më mirë, por fitoren e merr Atletiko, falë dygolëshit të “mistrer 120 milionë euro”.

Xhoao Feliks shënoi në minutën e 24-t duke përfituar nga një shpërqëndrim i Spinacolës, por 5 minuta më pas Khedira barazon me një diagonale të saktë në hyrje të zonës. Në të 33-ën sërish Feliks, që shërbehet mrekullisht nga mesfusha dhe gjuan fluturimthi duke lënë të shtangur De Ligt dhe Sheznin.

Rezultati nuk do të ndryshojë deri në fund të ndeshjes, pavarësisht mundësive të panumërta për shënim të bardhezinjve, që e mbyllin me humbje turneun veror të miqësoreve. Fiton Atletiko, me Simeonen që më shumë rezultatit të një miqësoreje, i gëzohet më shumë impaktit të adoleshentit portugez në ekipin e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb