Recete nga znj Eneida
Përbërësit
250 gr arra
3-4 lugë shurup agave
2 lugë gjalpë
300 gr salcë kosi
70 ml mjaltë
3 fleta xhelatinë
Reçel për servirje
Përgatitja
Grijmë arrat me mikser deri sa të bëhen pluhur. I kalojmë në një tas dhe shtojmë gjalpin dhe shurupin e agaves. I trazojmë mirë si një brumë dhe e kalojmë në një tavë të vogël duke e ngritur dhe nga anët për të krijuar një bazë për mbushjen. E pjekim me 220 gradë në furrë të parangrohur për 15 minuta.
Ngrohim mjaltin dhe shkrijmë xhelatinën në të. E lëmë mjaltin të ftohet dhe e shtojmë te salca e kosit. E trazojmë morë dhe ia shtojmë tartës me bazë arre. Nga lart e spërkasim me pak reçel dhe e lëmë të ftohet për 3-4 orë në frigorifer që të ngrijë xhelatina.
(BalkanWeb)