Recete nga znj Eneida
Përbërësit
1 lulelakër të madhe
100 gr sallam
1 qepë
2-3 thelpinj hudhra
50 gr miell
700 ml qumësht
50 gr gjalpë
100 gr djathë kaçkavall
Arrë moskat
Kripë
Piper i zi
Majdanoz
Pak galetë
Vaj ulliri
Përgatitja
Lulelakrën e ndajmë në lule të vogla dhe e kalojmë pak në zierje për 8-10 minuta sapo të ziejë uji. Qepën e presim në kubikë dhe e skuqim me 2 lugë vaj ulliri bashkë me hudhrën që e kemi grirë. Shtojmë pak kripë dhe majdanozin.
Shkrijmë gjalpin dhe në të skuqim pak miellin. Shtojmë qumështin duke trazuar deri sa të trashet. Shtojmë kripë, piper të zi dhe arrë moskat.
Në një tavë mesatare shtojmë në fund pak galetë. Vendosim lulelakrën bashkë me sallamin e prerë në kubikë. Shtojmë salcën e bardhë që të mbulojë dhe të depërtojë te lulelakra. Nga lart hedhim djathin kaçkavall. E pjekim me 200 gradë për 30-35 minuta.