TIRANE- Policia Rrugore e Tiranës gjatë monitorimit të shpejtësisë së mjeteve në rrugën Interurbane Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, në morinë e shkeljeve mbi kufijtë e lejuar të shpejtësisë, konstaton thyerje të rregullave të cilat për shkak të rrezikshmërisë konsiderohen të rënda. Përgjatë natës në këtë aks janë konstatuar drejtues mjetesh që lëvizin me shpejtësi skëterrë, që kapin 166 km/h, ndërsa për fat të keq shoferi ka qenë edhe i dehur.


Po ashtu policia njofton se vetëm për disa orë janë pezulluar 13 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 138 km/h e deri në 166 km/h, ku ne tre raste me kombinim shpejtësi+alkool.



“Policia Rrugore e Tiranes kontrolle me Radar e Drager ne rrugen interurbane Tirane-Durres-Tirane, per parandalimin e aksidenteve rrugore. 166 km/h + 22 mg/l alkool. Shpejtesi fluturuese e kombinuar me alkool = destinacion ?????.
Ne kete rast shpetimtari i jetes ishte Polici e Radari dhe drejtuesi i mjetit shkoi ne banese por pa patente, por me te tilla kombinime ne rastin me te keq shkon patenta ne banese por pa drejtuesin e mjetit.
Prej ores 22.00 te mbremjes se dates 04.08.2018 deri ne oren 02.00 te mëngjesit te dates 05.08.2018 jane pezulluar 13 Leje Drejtimi per shpejtesi qe varionin nga 138 km/h e deri ne 166 km/h, ku ne tre raste me kombinim shpejtesi+alkool.
Mos shpejtoni se Radari ju pret, mos fluturoni se destinacioni ????????.
#zbatorregullatudhetoisigurte”, shkruhet në postimin e Policisë së Shtetit në ‘Facebook’.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: