Në fillim u duk sikur Gabigol kishte lënë pas momentin e vështirë që kishte kaluar në Europë, por rikthimi te Santos duket se nuk po i shërben.

Pas disa ndeshjesh i pagrumbulluar ai u rikthye në ekip. Madje në sfidën e fundit kundër Corinthias e nisi nga minuta e parë, por nuk arriti të bënte asgjë më shumë se të ishte protagonist për keq.

21-vjeçari ka humbur një rast flagrant pas një goditje këndi. I gjendur me portën e boshatisur ai ka devijuar një top në mënyrën më të keqe të mundshme, duke bërë i befasuar të gjithë.

Shokët e skuadrës por edhe trajneri nuk mund ta besojnë. Ata dallohen teksa vendosin duart në kokë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: