Kampionët e Gjermanisë, Leverkusen bënë detyrën në Bundesligë, teksa mundën 2-1 ST Paulin. Golat për skuadrën e Xabi Alonsos u realizuan nga Ëirtz dhe Tah, në pjesën e parë. Mysafirët u futën në lojë me golin e Morgan Guilavogui në pjesën e dytë, por vetëm kaq, pasi shifrat mbetën të njëjta deri në fund.
Nuk fal as Bayern. Bavarezët triumfuan 4-2 ndaj Heidenheim. Upamecano, Goretzka dhe dopieta e Musialës i dhuruan 3 pikët ekipit të Kompany, në këtë fazë të rëndësishme të sezonit. Në krahun tjetër, golat e Honsak dhe Dorsch shërbyen vetëm për statistikë.
Sa i takon renditjes, Bayern Munchen kryeson tabelën, sakaq Leverkusen është në vendi ne 3-të.
(J.S/BalkanWeb)