VLORË

Ka rinisur sot aksioni i IKMT për prishjen e objekteve pa leje në bregdetin Vlorë-Orikum për t’i hapur rrugë projektit Lungomare 2. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se aksioni ka nisur me përplasje mes pronarëve të bizneseve dhe inspektorëve të IKMT e policisë.

Në vend kanë shkuar dhe drejtuesit e IKMT, si dhe në mbështetje të aksionit dhjetëra forca policie. Në videon e siguruar nga gazetari Mehmeti shihen edhe momentet e përplasjes mes qytetarëve dhe policisë.

Mësohet se janë 51 objekte që do të goditen në fazën e parë dhe më pas do të ketë një kualifikim të objekteve me leje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb