Një aksioni i policisë ka terrorizuar banorët e Tiranës sot. Pa kaluar shumë kohë nga plagosja në Tiranë në mes të një lokali, një tjetër rast ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme.

Jetaoshqef.al ka siguruar pamjet e një aksioni policor në një lokal tek “Unaza e Re”, Astiri. Sipas dëshmitarëve bëhet me dije se ka qenë një aksion policor ndaj një personi të shpallur në kërkim për vjedhje.

Por, arrestimi i tij në një ambient publik dhe në një orar ku njerëzit janë të shumtë, mesa duket ka terrorizuar banorët dhe klientët tek lokali. Sipas dëshmitarit që ka parë ngjarjen, policët nuk ishin të veshur me uniformë dhe të shtënat kanë ardhur pasi i riu që po arrestohej ka bërë rezistencë ndaj tyre.

Ndërkohë, për të marrë më tepër detaje, Jetaoshqef.al kontaktoi me burimet pranë Policisë së Tiranës, nga ku bëhet me dije se është arrestuar një person i shpallur në kërkim, por priten detaje në orët në vijim

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: