BERAT – Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit ditën e sotme. Autobusi i linjës Berat-Tiranë ka përplasur një motoçikletë tek Ura e Goricës.

Si pasojë e përplasjes janë rrëzuar e plagosur një çift i moshuarish që ndodheshin mbi motor.

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb duket motori gati i futur nën autobus ndërkohë që në tokë ka dhe shenja gjaku. Çifti i të moshuarve është dërguar menjëherë në Spitalin e Beratit me ardhjen e ambulancës.

“Rreth orës 10:15 tek Ura e Goricës mjeti Autobus me drejtues shtetasin P.Sh, 24 vjeç u përplas me një motor tip Yamaha me drejtues shtetasin N.Gj, 66 vjeç, banues në Durrës,” bën me dije policia.

Për pasojë u dëmtuan shtetasi N.Gj dhe bashkëshortja e tij shtetasja B.Gj, 59 vjeçe, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb