ITALI

Televizioni italian Rai i ka kushtuar një kronikë të veçantë shkollës shqipe në Larino të Italisë. Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, përmes një posti në “Facebook” e ka ndarë me ndjekësit  materialin, i cili flet për shkollën shqipe në shtetin fqinj.

Ndërkohë Majko është shprehur se projekti i svihkollës shqipe në Itali ka për qëllim zbulimin e rrënjëve të shqiptarëve.

“Kronika e televizionit italian Rai, për shkollën shqipe në Larino. Ky projekt i komunës ka për qëllim mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e komunitetit shqiptar, një mënyrë kjo për të zbuluar rrënjët e tyre. #diasporashqiptare #unëjamshqiptar”, shkruan ministri Majko.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb