TIRANE

Seanca plenare e ditës së sotme është shoqëruar me tensione të forta, teksa zëvendëskryeministri Erjon Braçe dhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, janë përplasur me deputetin e LSI, Ralf Gjoni.

Kjo ka bërë që seanca të ndërpritet, derisa situata është qetësuar. Shkak i përplasjes ka qenë projektligji “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”, të cilin Shalsi e mbrojti, por që Gjoni e cilësoi “një masakër kushtetuese që mban era korrupsion dhe grabitje”.

Replikat kanë nisur mes Shalsit dhe Gjonit, teksa ky i fundit ka shkuar te foltorja dhe i ka marrë mikrofonin nga dora ministrit. Pjesë e debatit është bërë edhe zv.kryeministri Braçe, i cili ka ndërhyrë nga vendi, duke replikuar me Gjonin. Teksa ky i fundit ka tentuar të marrë fjalën, drejtuesja e seancës, Vasilika Hysi ka kërkuar pesë minuta pushim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb