Pasi protestuesit u zhvendosën nga kryeministria drejt Bashkisë së Tiranës, ka pasur tensione të shumta.

Fillimisht, protestuesit hodhën molotov drejt ndërtesës, teksa dëmtuan një dritare duke djegur edhe flamurin kombëtar. Një molotov u hodh dhe shpërtheu te këmbët e policëve. Siç duket nga pamjet efektivët largohen me shpejtësi për t’i shpëtuar shpërthimit dhe flakëve të lëndës plasëse.

Ndërsa, më pas mes protestuesve dhe policisë kishte edhe përplasje.

Pas qëndrimit disa minutësh te Bashkia e Tiranës, protesta u mbyll. Mbështetësit e PD lëvizën në këmbë drejt selisë blu nga ku më pas edhe u shpërndanë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: